Bota

Parlamenti spanjoll hedh poshtë nismën e partisë "Sëbashku për Katalonjën", voton kundër njohjes së Kosovës

Deputeti i "Junts" Eduard Pujol tha më herët të martën se Kosova është një "shtet i së drejtës" dhe se vendimi i saj për të shpallur pavarësinë u njoh nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë.

27 Qershor 2024, 15:54 Nga N.F
Parlamenti spanjoll hedh poshtë nismën e partisë
Parlamenti spanjoll

SPANJË- Parlamenti i Spanjës ditën e sotme ka hodhur nismën e disa partive nga rajoni katalanas për njohjen e Kosovës. Nisma u refuzua me shumicë dërrmuese me 293 vota dhe 27 abstenime. Propozimi u soll në foltore të enjten nga një parti separatiste katalanase, "Sëbashku për Katalonjën".

Deputeti i "Junts" Eduard Pujol tha më herët të martën se Kosova është një "shtet i së drejtës" dhe se vendimi i saj për të shpallur pavarësinë u njoh nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë. Shpallja e njëanshme e pavarësisë së Kosovës nga Serbia në vitin 2008 aktualisht nuk njihet nga pesë anëtarë të Bashkimit Evropian: Spanja, Greqia, Rumania, Sllovakia dhe administrata greke qipriote.

Vendet e BE-së në fjalë i njohin dokumentet e udhëtimit të Republikës së Kosovës. Serbia, një shpresë për BE, nuk e ka njohur kurrë pavarësinë e Kosovës dhe ende e quan Kosovën pjesë të territorit të saj. Izraeli është vendi i fundit që ka njohur pavarësinë e Kosovës.

parlamenti spanjoll njohja e kosoves

Sondazh

Poll