Bota

Zelenskyy mbërrin në Bruksel për të nënshkruar marrëveshje sigurie me BE-në

Bëhet e ditur se në mesin e marrëveshjeve është edhe një draft dokument i tillë me Bashkimin Evropian.

27 Qershor 2024, 15:31 Nga E. D
Zelenskyy mbërrin në Bruksel për të nënshkruar
Volodymyr Zelenskyy,

BRUKSEL- Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, ka mbërritur në Bruksel, ku planifikohet të nënshkruajë tre marrëveshje sigurie. Bëhet e ditur se në mesin e marrëveshjeve është edhe një draft dokument i tillë me Bashkimin Evropian. Me anë të tij, BE-ja zotohet të vazhdojë të ofrojë armë, trajnime ushtarake dhe ndihmë të tjera për Kievin, ditëve në vijim. 

Në rast të një agresioni të ardhshëm, marrëveshjet thonë se BE-ja dhe Ukraina synojnë të konsultohen brenda 24 orëve për nevojat e Kievit dhe të përcaktojnë me shpejtësi hapat e ardhshëm. Siç raportohet, draft dokumenti i BE-së thotë se angazhimet do të mbeten në fuqi ndërsa Ukraina ndjek rrugën e saj evropianedhe do të rishikohet më së voni pas 10 vjetësh. 

“Për herë të parë, kjo marrëveshje do të përmbajë angazhimin e të 27 vendeve anëtare për t’i ofruar Ukrainës mbështetje të gjerë, pavarësisht ndryshimeve institucionale”, tha Zelenskyy.

volodymyr zelenskyy

Sondazh

Poll