Aktualitet

FOTOLAJM/ Protestë te ministria e Shëndetësisë pas skandalit te Onkologjiku, pankartat me mesazhe pikante

26 Qershor 2024, 20:11 Nga r.ll
FOTOLAJM/ Protestë te ministria e Shëndetësisë pas skandalit
protesta

TIRANË- Dhjetëra qytetarë kanë protestuar ditën e sotme para ministrisë së Shëndetësisë, pas skandalit te Onkologjiku pranë QSUT-së. “Ç’u bë me Betimin e Hipokratit”, “Ministria e vdekjes”, “QSUT = Ali Baba dhe 40 hajdutë”, “Onkologjiku ofron paketa turistike”, “Jam këtu për ata që paguan Maldivet tuaja me ditët e tyre të fundit! O të neveritshëm”, ishin disa nga mesazhet në pankartat e qyetarëve në protestë.

Gjykata e Tiranës caktoi 7 masa "arrest shtepie" dhe "detyrim paraqitje" për mjekët e spitalit Onkologjik ku dhe u raportua skandali. Prokuroria e Tiranës ka zbardhur skenën abuzive, në të cilin ishin përfshirë mjekë dhe specialist të Onkologjikut në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë shpërdoruar detyrën, pasi në vend që të jepnin shërbim për pacientë me sëmundje tumorale, bënin të kundërtën, duke i orientuar ata drejt spitaleve private më qëllim përfitimin ekonomik. 

Në njoftim thuhet se nga ana e Prokurorisë u arrit të dokumentohen raste të blerjes së ilaçeve me vlera të konsiderueshme për kimioterapi nga farmaci të cilat këto medikamente i tregtonin pa pullën fiskale dhe me kod të prishur duke krijuar dyshimin në lidhje me autenticitetin e këtyre barnave. Gjithashtu po nga hetimet e kryera ka rezultuar se në Spitalin Onkologjik prej vitit 2021 është instaluar një Aparaturë Kobalto-Terapie për trajtimin e pacientëve të diagnostikuar me sëmundje tumorale, pajisje kjo që mësohet se nuk është shfrytëzuar.

Por skema abuzimit nuk ndalej vetëm me orientimin tek spitali privat në pronësi të një prej të akuzuarve, mjekët në fjalë drejtonin pacientët e tyre edhe për ilaçe në farmaci private. Për këto të fundit nuk përjashtohet mundësia që të jenë furnizuar po nga mjekët e onkologjiku për nxjerrjen e ilaçeve nga spitali për tregtim në farmacitë e tyre private.

 

skandali te onkologjiku

Sondazh

Poll