Për pesë muaj, emigrantët dërguan në Kosovë mbi 510 milionë euro
Foto ilustruese KOSOVA- Nga janari e deri në maj të këtij viti, emigrantët kanë dërguar 513.99 milionë euro në Koso...
Autoritetet në Kosovë, deri më tash, nuk kanë dhanë ndonjë njoftim. Serbët nga Kosova, Serbia dhe vendet e rajonit tradicionalisht festojnë Vidovdanin çdo 28 qershor në Gazimestan, rreth 10 kilometra larg Prishtinës. Në vitet e kaluara ka pasur edhe arrestime për “nxitje të urrejtjes fetare dhe kombëtare”.
SERBIA- Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë tha të mërkurën se drejtorit të saj, Petar Petkoviç, i është ndaluar vizita në Kosovë për “të qenë pranë serbëve për Vidovdan”.
“Që një vit e gjysmë, Petkoviqit është duke iu ndaluar dhëtimi në Kosovë dhe kremtimi i festave më të mëdha me serbët në provincë dhe mbështetja e tyre për shkak të ndalesave të jashtëligjshme nga Prishtina”, tha Zyra serbe në një njoftim.
Ajo tha se vizita e tij u paralajmërua në “përputhje me të gjitha marrëveshjet e vlefshme për lëvizje të lirë” dhe se qëllimi i vizitës ishte kryekëput “i natyrës fetare”, por kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, “e ndaloi vizitën dhe kështu i shkeli të gjitha arritjet e bisedimeve në Bruksel”.
Autoritetet në Kosovë, deri më tash, nuk kanë dhanë ndonjë njoftim. Serbët nga Kosova, Serbia dhe vendet e rajonit tradicionalisht festojnë Vidovdanin çdo 28 qershor në Gazimestan, rreth 10 kilometra larg Prishtinës.
Në vitet e kaluara ka pasur edhe arrestime për “nxitje të urrejtjes fetare dhe kombëtare”.
Zyra serbe e akuzoi Kurtin se me ndalimin e Petkoviqit “deshi të tregonte se nuk është i interesuar për normalizimin e marrëdhënieve”, në ditën kur ai dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiç ndodhen në Bruksel për një takim të ri të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Vidovdani është gjithashtu një festë fetare, që e shënon Kisha Ortodokse Serbe, si përkujtim të vuajtjeve të serbëve në betejën kundër ushtrisë turke në Kosovë, në vitin 1389.
Vitin e kaluar, qytetarë serbë u mblodhën në Mitrovicë të Veriut dhe në Graçanicë, ku u paraqit një dokument i quajtur “Deklarata e Vidovdanit”. Në deklaratën, që e lexuan zyrtarë të partisë më të madhe serbe në Kosovë - Lista Serbe - thuhej se komuniteti serb në Kosovë ishte “i ekspozuar ndaj dhunës”.
Vitin e kaluar, Vidovdani nuk u festua në Gazimestani, pasi Dioqeza e Rashkës dhe Prizrenit e Kishës Ortodokse Serbe vendosën ta mbajnë atë në Manastirin e Graçanicës për shkak të përkeqësimit të situatës së sigurisë në Kosovë. Gazimestani në Kosovë njihet edhe për fjalimin e ish-presidentit të Serbisë, Sllobodan Millosheviq, i cili, më 28 qershor 1989, nuk i përjashtoi “betejat e armatosura”.
Ai fjalim i Millosheviqit u pa nga shumë njerëz si paralajmërim i luftërave që pasuan në vitet ‘90 në ish-Jugosllavi. Në të njëjtën ditë në vitin 2001, Millosheviç u ekstradua në Tribunalin e Hagës, i cili e akuzoi atë për krime lufte. Ai vdiq në paraburgim në vitin 2006, para gjykimit përfundimtar./ REL
Foto ilustruese KOSOVA- Nga janari e deri në maj të këtij viti, emigrantët kanë dërguar 513.99 milionë euro në Koso...
Papa Françesku ROMË- Papa Françesku në audiencën e përgjithshme kushtuar Ditës Botërore kundër...
Josep Borrell RUSI- Përfaqësuesi i BE-së Josep Borrell tha se vendimi i Moskës për të bllokuar 81 media europiane ësht&...
Julian dhe gruaja e tij AUSTRALI- Themeluesi i WikiLeaks, Julian Assange u kthye në shtëpinë e tij në Australi si njeri i lirë...
pamje nga zjarri MAQEDONIA E VERIUT- Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK) në Maqedoninë e Veriut ka regjistruar disa zjarre në vend. G...
Joe Biden SHBA- Presidenti i Amerikës Joe Biden njoftoi sot fillimin e një procesi faljeje për veteranët ushtarakë të dë...
Dimitry Peskov RUSI- Kremlini ka reaguar pas zyrtarizmit të emërimit të Mark Rutte-s si shefi i ri i NATO-s. Sipas Dimitry Peskov, zëdh...
fotot ilustruese BRUKSEL- Duket se para samitit të BE, Ursula von der Leyen e ka emërimin të garantuar. Negociatorë të Partive Pop...
KENIA- Mijëra njerëz kanë dalë në rrugë duke protestuar në Kenia. Protestuesit gjithashtu kanë sulmuar edhe parlamenti...
fotot ilustruese GJERMANI- Më pak burokraci, lehtësim nga taksat: grupet parlamentare të partive në qeveri ranë dakord për nj...