Bota

Takimi Kurti-Vuçiç/ Lajçak: Shpresoj që të vijnë me vizion dhe guxim politik

Lajçak duke fulur para nisjes së takimit me Albin Kurtin dhe Aleksandër Vuçiç, tha se ata duhet që të sjellin të dy vende më afër të ardhmes evropiane.

26 Qershor 2024, 10:17 Nga E. D
Takimi Kurti-Vuçiç/ Lajçak: Shpresoj që të
Miroslav Lajçak

BRUKSEL- I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka deklaruar se dy liderët e vendeve, duhet që të marrin pjesë në takimin e sotëm me vizion dhe guxim politikë. Lajçak duke fulur para nisjes së takimit me Albin Kurtin dhe Aleksandër Vuçiç, tha se ata duhet që të sjellin të dy vende më afër të ardhmes evropiane. Më tej Lajçak shtoi se gjatë vizitave që ka bërë në Kosovë dhe Serbi, kanë diskutuar për qëllimin e takimit të sotëm.

“Kam vizituar Kosovën dhe Serbinë për të diskutuar qëllimin e këtij takimi të shqyrtohen arritjet dhe të planifikohen hapat e ardhshëm, veçanërisht në lidhje me zbatimin e Marrëveshjes për Rrugën drejt Normalizimit”, tha Lajçak. 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, takohen sot në Bruksel për një rund të ri bisedimesh për normalizimin e marrëdhënieve. Takimi i parë i tyre për këtë vit zhvillohet në kohën kur zyrtarët evropianë, të angazhuar në ndërmjetësimin e procesit, janë drejt përfundimit të mandatit pesëvjeçar.

miroslav lajçak dialogu kosove-serbi

Sondazh

Poll