Aktualitet

Tjetërsimi i 23.4 ha tokë te Rana e Hedhun, SPAK ankimon dënimin me 2 vite burg të Fran Frrokajt

Frrokaj është dënuar ngja gjykata e Posaçme me 2 vite burg, por do të vuajë 1 vit e 4 muaj për shkak të gjykimit të shkurtuar. 

26 Qershor 2024, 09:59 Nga M.B
Tjetërsimi i 23.4 ha tokë te Rana e Hedhun, SPAK ankimon dënimin
Fran Frrokaj

TIRANA- SPAK ka ankimuar në Apelin e Posaçëm dënimin me 2 vite burg të ish-kryebashkiakut e Lezhës Fran Frrokaj nga Shkalla e Parë për shpërdorim detyre, duke kërkuar dënimin e tij me 4 vite heqje lirie. Frrokaj është dënuar ngja gjykata e Posaçme me 2 vite burg, por do të vuajë 1 vit e 4 muaj për shkak të gjykimit të shkurtuar. 

Ai është dënuar që të mos ushtrojë funksione publike për 5 vite dhe bashkë me të janë dënuar edhe 5 ish-zyrtarë të tjerë e gjithashtu gjykata vendosi konfiskimin e mbi 66 mijë m2 tokë te 'Rana e Hedhun.

Bëhet fjalë për tjetërsimin e 234 548 m2 tokë shtetërore ranishte në zonën e Ranës së Hedhun, e cila ishte tjetërsuar me dokumente të falsifikuara. Në lidhje me këtë çështje sipas prokurorisë gjykata ka vendosur dhe asgjësimin e praktikave për këtë pronë dhe rikthimin e saj ne gjendjen e mëparshme, pra në tokë shtet, por Kadastra nuk e ka zbatuar vendimin e Gjykatës së Lezhës.

 

fran frrokaj

Sondazh

Poll