Bota

Lufta në Gaza/ CNN: Fëmijët po vdesin nga uria në krahët e prindërve të tyre

Ndërsa Izraeli vazhdon sulmet  e tij prindërit shprehen se nuk kanë zgjidhje tjetër veçse të shikojnë fëmijët e tyre të vdesin nga uria në krahët e tyre.

26 Qershor 2024, 09:55 Nga E. D

Lufta në Gaza/ CNN: Fëmijët po vdesin nga uria në

GAZA- Lufta në Gaza ka shkatërruar sistemin shëndetësor të territorit, duke bërë që stafi mjekësor të jetë i pafuqishëm për të trajtuar fëmijët e kequshqyer. Pas më shumë se 8 muajsh bombardime, infrastruktura është copëtuar dhe komunitetet janë zhdukur dhe janë shkatërruar lagje të tëra. Gjithashtu sistemet e kanalizimeve janë shkatërruar ku sipas OKB-së, kanë reduktuar ndjeshëm ujin e pastër.

Ndërsa Izraeli vazhdon sulmet  e tij prindërit shprehen se nuk kanë zgjidhje tjetër veçse të shikojnë fëmijët e tyre të vdesin nga uria në krahët e tyre.

“U bëj thirrje njerëzve me ndërgjegje që të më ndihmojnë të gjej kujdes shëndetësor për djalin tim, në mënyrë që ai të kthehet në normalitet”, shprehet një banore. 

Ndërkohë lamje jo të mira vijnë edhe nga Raport i Klasifikimit të Sigurisë Ushqimore të Integruar (IPC), i cili vlerëson pasigurinë ushqimore globale dhe kequshqyerjen, paralajmëroi se pothuajse e gjithë Gaza do të përballet me urinë brenda tre muajve të ardhshëm. Por edhe agjencia e ushqimit e OKB-së paralajmëroi më herët se Gaza jugore mund të shohë së shpejti të njëjtat nivele katastrofike të urisë të regjistruara më parë në veri, ku Izraeli përqendroi ofensivën e tij ushtarake në ditët e para të luftës.

Autoritetet palestineze kanë deklaruar së fundmi se të paktën 34 fëmijë kanë ndërruar jetë si pasojë e kequshqyerjes në Gaza. Numri i vërtetë mund të jetë më i lartë, pasi aksesi i kufizuar në Gaza ka penguar përpjekjet e agjencive të ndihmës për të vlerësuar plotësisht krizën atje. Në fillim të muajit Qershor, OKB tha se më shumë se 50 mijë fëmijë kërkojnë trajtim urgjent për kequshyerjen.

 

lufta ne gaza

Sondazh

Poll