Art&Argëtim

FOTOT/ Katy Perry zbulon tekstin e këngës së re, vesh fustanin me bisht 200 metra të gjatë

Ndërsa ishte e vështirë të lexosh fjalët e renditura me shkronja të mëdha, fansat të cilët u munduan të lexonin shpejt, dhanë versionin e tyre të këngës.

26 Qershor 2024, 10:55 Nga S.B
FOTOT/ Katy Perry zbulon tekstin e këngës së re, vesh fustanin me
Katy Perry

PARIS- Këngëtarja Katy Perry tregoi pak nga teksti i këngës së saj të ardhshme "Woman's World" në një mënyrë aspak të zakontë. Katy veshi tekstin e këngës në një copëz në pjesën e pasme të fustanit të saj Balenciaga gjatë Javës së Modës në Paris.

Fustani i saj i kuq kishte një bisht prej 200 metrash të gjatë, ku në të shkruhej teksti i këngës së re. Ndërsa ishte e vështirë të lexosh fjalët e renditura me shkronja të mëdha, fansat të cilët u munduan të lexonin shpejt, dhanë versionin e tyre të këngës.

FOTOT/ Katy Perry zbulon tekstin e këngës së re, vesh fustanin me
Katy Perry

“Është bota e një gruaje dhe ju jeni me fat që jetoni në të / Seksi, me vetëbesim / Kaq inteligjente / Ajo është e dërguar nga qielli / Kaq e butë, kaq e fortë,” fillon dhe mbaron, “Zjarr në sytë e saj / hyjni femërore / Ajo ka lindur për të shkëlqyer.”

Me gjithë promovimin spektakolar, kënga e re do të publikohet më 11 korrik.

katy perry paris vogue

Sondazh

Poll