Art&Argëtim

FOTOT/ After-party i Vogue World 2024, si u veshën yjet?

Mes mureve të veshura me të kuqe të bistros historike të Art Nouveau, të pranishmit shijuan një natë të mbushur me kërcime, pije dhe shumë muzikë.

25 Qershor 2024, 14:30 Nga S.B
FOTOT/ After-party i Vogue World 2024, si u veshën yjet?
Sabrina Carpenter

PARIS- Vogue World 2024 në Paris mbylli natën magjike të modës, me një after-party tejet luksoz. E organizuar nga Edward Enninful dhe Gigi Hadid, me Juan Costa Paz, Mark Guiducci, Ib Kamara, Chioma Nnadi, Carine Roitfeld dhe Eugénie Trochu, nata tërhoqi një sërë yjesh.

Shfaqja me 500 persona, një festë e 100 vjetorit të modës dhe sportit francez, mirëpriti një koleksion të guximshëm të supermodeleve Gigi Hadid dhe Kendall Jenner mbi kalë, atletë legjendarë dhe artistë befasues muzikorë (Ciara, Katy Perry, Sabrina Carpenter dhe Bad Bunny).

Mes mureve të veshura me të kuqe të bistros historike të Art Nouveau, të pranishmit shijuan një natë të mbushur me kërcime, pije dhe shumë muzikë.

Shfletoni galerinë për më shumë fotografi nga after-party.

vogue world vogue paris

Sondazh

Poll