Art&Argëtim

VIDEO/ Gëlltiti një mizë gjatë performancës, Taylor Swift kërkon ndihmën e audiencës

Taylor bëri çmos që të vazhdonte këngën, por ajo shpejt u ndal, u kthye në njërën anë dhe filloi të kollitej.

24 Qershor 2024, 16:18 Nga S.B
VIDEO/ Gëlltiti një mizë gjatë performancës, Taylor
Taylor Swift

LONDËR- Koncerti i këngëtares Taylor Swift u ndërpre papritur pasi ajo gëlltiti një insekt gjatë shfaqjes së saj të së dielës në Londër. Ylli i pop-it doli në skenë për natën e tretë radhazi në stadiumin Wembley dhe gjatë versionit 10-minutësh të "All Too Well", një mizë përfundoi në gojën e këngëtares.

Taylor ishte duke i rënë kitarës së saj, e duke qëndruar pranë mikrofonit, kur papritmas njoftoi se kishte gëlltitur insektin dhe i kërkoi audiencës të kapte ritmin dhe të këndonte tekstin. Taylor bëri çmos që të vazhdonte këngën, por ajo shpejt u ndal, u kthye në njërën anë dhe filloi të kollitej.

Kanë qenë tri netë të egra për Taylor në Wembley. Ajo do të kthehet në stadium në gusht për pesë koncerte të tjera.

londer taylor swift

Sondazh

Poll