Bota

FOTOLAJM/ Një ditë para takimit Kurti-Vuçiç, në Beograd shfaqen postera me mesazhe "provokuese" me foton e Millosheviç

Lëvizja “Nashi”, e cila ka si udhëheqës ligjëruesin fetar Ivan Ivanoviç, është specializuar në këtë lloj pankartash dhe shpesh sulmon politikanët opozitarë dhe mediat.

25 Qershor 2024, 22:17 Nga r.ll
FOTOLAJM/ Një ditë para takimit Kurti-Vuçiç, në
posterat

SERBI-Një ditë para takimit Kurti-Vuçiç, postera "provokues" janë shfaqur në disa vende në Beograd. Në postera shkruhen  mesazhe si “Kosova është Serbia”. Autor i këtyre pllakatave është lëvizja “Nashi”, e njohur për sulmet e shpeshta ndaj mediave dhe gazetarëve, shkruan Nova.

Lëvizja “Nashi”, e cila ka si udhëheqës ligjëruesin fetar Ivan Ivanoviç, është specializuar në këtë lloj pankartash dhe shpesh sulmon politikanët opozitarë dhe mediat.

Financimi i aktiviteteve të kësaj lëvizjeje dhe printimi i posterave nuk është njohur publikisht, dhe lëvizja ka qenë objekt kritikash për aktivitetet e saj kundër opozitës dhe shtëpive mediatike. Gjykata Kushtetuese e Serbisë në vitin 2012 ka refuzuar propozimin për ndalimin e punës së shoqatës së qytetarëve “Naši”.

postera ne beograd takimi kurti-vucic

Sondazh

Poll