Bota

Diskutohet në Parlamentin e Spanjës njohja e Kosovës, deputetët debat për propozimin e "Së bashku për Katalanonjën”

Bonell ka paraqitur kërkesën për qeverinë e Spanjës për ta njohur Kosovën si shtet, duke përmendur edhe vendimin e Madridit zyrtar për ta njohur Palestinën si shtet të pavarur.

25 Qershor 2024, 20:18 Nga N.F
Diskutohet në Parlamentin e Spanjës njohja e Kosovës,
Deputetët spanjoll

SPANJË- Deputeti katalunas Eduard Pujol Bonell ditwn e sotme ka marrë fjalën për të prezantuar në Parlamentin e Spanjës propozimin e "Së bashku për Katalanonjën” që Qeveria e Spanjës ta njohë pavarësinë e Republikës së Kosovës.

Bonell ka paraqitur kërkesën për qeverinë e Spanjës për ta njohur Kosovën si shtet, duke përmendur edhe vendimin e Madridit zyrtar për ta njohur Palestinën si shtet të pavarur.


“Refuzimi spanjoll për të njohur një shtet që përdori të drejtën e tij legjitime për vetëvendosje është një pengesë për politikën evropiane të përfshirjes së Ballkanit Perëndimor në BE dhe ky është një faktor destabilizimi i zonës në një kontekst të karakterizuar nga lufta në Ukrainë që kjo pjesë e Evropës po e përjeton me ankth të veçantë. Në këtë kuptim, nuk është e pranueshme që shteti spanjoll të ketë të njëjtën strategji si Rusia, Kina apo Bjellorusia për refuzimin e njohjes së Kosovës”, thuhet në propozimin e shkruar.

Në debatin që po zhvillohet ne Parlamentin e Spanjës ka folur edhe deputetja socialiste nga partia e kryeministrit Sanchez, Obdulia Tbaoadela Alvarez.  Deputetja Alvarez ka thënë se pozicioni i Qeverisë së Spanjës sa i përket pavarësisë së Kosovës është i njohur dhe s’ka ndryshuar.

“Pozicioni është publik dhe i njohur. Spanja mbanë pozicionin e saj mosnjohjes për Kosovën”, tha ajo. Deputetja shtoi se nëse vazhdojnë të mos e njohin Kosovën, Spanja angazhohet për një zgjidhje në mes të Kosovës dhe Serbisë përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja.

 

spanja kosova njohje si shtet

Sondazh

Poll