Bota

Gjenden në Kosovë tre bomba gjermane 50 kilogramëshe

FSK njofton se bombat 50 kilogramëshe janë larguar në një vend të sigurt nga ekipet e deminimit të Gardës Kombëtare të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe të ekipit të EOD-së, nga kampi Bondsteel i ushtrisë amerikane.

25 Qershor 2024, 19:56 Nga r.ll
Gjenden në Kosovë tre bomba gjermane 50 kilogramëshe
bombat

KOSOVË- Tri bomba gjermane të tipit SC-50 të Luftës së Dytë Botërore janë gjetur sot gjatë punimeve në rrugën Prishtinë-Podujevë, saktësisht në fshatin Shakovicë.

FSK njofton se bombat 50 kilogramëshe janë larguar në një vend të sigurt nga ekipet e deminimit të Gardës Kombëtare të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe të ekipit të EOD-së, nga kampi Bondsteel i ushtrisë amerikane.

NJOFTIMI I FSK:

Në një operacion të përbashkët, sot ekipet e deminimit të Gardës Kombëtare të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe të ekipit të EOD-së nga kampi Bondsteel i ushtrisë amerikane, kanë arritur që ti largojnë tri bomba SC-50 Gjermane, të mbetura që nga lufa e dytë botërore.

Bombat janë gjetur gjatë punimeve në rrugën magjistrale Prishtinë-Podujevë në fshatin Shakovicë, të cilat janë bartur në vend të sigurt, për t’i demoluar me pas, sipas planifikimeve të ekipeve të deminimit.

kosove

Sondazh

Poll