Bota

U kapën brenda ambienteve të shtëpisë së Rishi Sunak, katër të arrestuar në Angli

Policia e Yorkshire-it të Veriut tha se i kishte arrestuar burrat "brenda një minutë nga hyrja e tyre në oborrin" e Kirby Sigston Manor pranë Northallerton.

25 Qershor 2024, 22:17 Nga N.F
U kapën brenda ambienteve të shtëpisë së Rishi Sunak,
Shtëpia

ANGLI- Katër burra janë arrestuar me dyshimin se kanë shkelur ambjentet e shtëpisë së elektoratit të kryeministrit Rishi Sunak. Policia e Yorkshire-it të Veriut tha se i kishte arrestuar burrat "brenda një minutë nga hyrja e tyre në oborrin" e Kirby Sigston Manor pranë Northallerton.

Të katër u arrestuan rreth orës 12:40 përpara se të përcilleshin nga prona, thanë oficerët. Ngjarja vjen teksa u publikua një video nga grupi protestues "Kërkesa e të rinjve", ku shfaqej një i ri që hynte në pronën e kryeministrit dhe bënte jashtëqitje në një liqen.

Grupi tha se veprimi ishte një "dhuratë ndarjeje" për kryeministrin dhe qeverinë konservatore. Kërkesa e të rinjve e përshkruan veten si një fushatë që kërkon një embargo armësh ndaj Izraelit, si dhe që qeveria të revokojë licencat e reja të naftës dhe gazit të dhëna që nga viti 2021.

Katër burrat, të moshës 52 vjeç nga Londra, 43 nga Bolton, 21 nga Mançesteri dhe 20 nga Chichester, mbetën në paraburgim policor për t'u marrë në pyetje dhe hetimet ishin në vazhdim, shtoi forca.

angli arrestim rishi sunak

Sondazh

Poll