Politike

Noka: OLAF thotë se janë vjedhur 33 mln euro nga fondet e BE, UNICEF thotë se 47% e fëmijëve janë të kequshqyer

Sipas Nokës, OLAF ka zbuluar vjedhjen e 33 mln euro të parave të taksapaguesve të BE-së, ndërsa UNICEF na thotë se, 47 për qind e fëmijëve keq ushqehen, nuk hanë dot tre vakte.

24 Qershor 2024, 15:00 Nga I.A
Noka: OLAF thotë se janë vjedhur 33 mln euro nga fondet e BE, UNICEF
Flamur Noka

TIRANË- Deputeti Flamur Noka në fjalën e mbajtur në seancën e parlamentit ka folur për dy raportet e fundit ndërkombëtare, atë të OLAF dhe të UNICEF, që kanë rrëzuar propagandën e qeverisë së Edi Ramës. Sipas Nokës, OLAF ka zbuluar vjedhjen e 33 mln euro të parave të taksapaguesve të BE-së, ndërsa UNICEF na thotë se, 47 për qind e fëmijëve keq ushqehen, nuk hanë dot tre vakte.

"Këto ditë, dy prej organizmave më të rëndësishme dhe më serioze në botë, janë verbuar nga sukseset e qeverisë, madje mund te ju them qe dhe kanë lajthitur fare. Në fillim Bashkimi Europian, që me anë të zyrës që heton mashtrimet dhe abuzimet me financat e qytetarëve të BE, konkludoi se 33 milionë euro ishin keqpërdorur, pra ishin vjedhur nga rrjeti i sekserëve që Ministria, Qeveria kishte ngritur. Bujqit e varfër shqiptarë për të marrë një mbështetje, duhej të jepnin 1 të tretën, ose më shumë nën dorë. 33 milionë euro të vjedhura nga suksesi, nga përparimi i madh i qeverisjes, taksa këto të gjermanëve, francezëve, italianëve, e qytetarëve të vendeve të Bashkimit Europian. Para këto të destinuara për prodhimin tonë vendas në fshat.

Dhe kush është më e keqja. Zyra e Bashkimit Europian, ka rekomanduar ngrirjen pa afat të 112 milionë eurove që ishin planifikuar si program mbështetje për bujqësinë tonë. Ku është SPAK këtu do thoni ju? Sepse provat janë. I ka zbuluar vetë BE. Por SKAP dhe Dumani nuk i shohin jeto fakte dhe këto prova. Sepse s’kanë marrë urdhër nga Padroni ata janë full të zënë në betejën kundër PD dhe opozitës. Ju vidhni në çdo institucion dhe opozita sulmohet e burgoset. Keni dëgjuar që SPAK të ketë nisur ndonjë procedim, apo të ketë arrestuar njeri. Jooooo se Frida e krifcat e Ramës në Bujqësi, kanë mbështetjen e tij. I mban ata Rama, nuk i lëshon. Sepse nga krifcat e Ramës kanë ngjyer të gjithë gishtin në këto miliona. Dhe bashkëpunëtorët më të afërt të lali vjedhësit kanë marrë fonde nga AZHBR për të bërë resorte luksoze në jug. Një tjetër Institucion Ndërkombëtar, Unicef, nuk po i dallon dot sukseset e Edi Ramës. Është e çuditshme se si UNICEF nuk mendon si Elisa apo si Ulsiu, dhe se si bën publikime pa marrë lejen e Fugës. Ndryshe nuk do të thoshte se 47 përqind, pra gjysma e të vegjëlve e të miturve nën 5 vjeç janë në varfëri ushqimore. Ushqehen keq. Hanë vetëm dy vakte, ose vakte shumë jo cilësore, pa kaloritë e duhura.

Një gjendje alarmante kjo. Këta fëmijë të kequshqyer, do ta kenë pasojë gjithë jetën, këtë mungesë pasi ndikon në zhvillimin e tyre fizik dhe mendor. Dhe ju thoni se Shqipëria po arrin majat, ikën me shpejtësinë e dritës nga njëri sukses në tjetrin. Po Eurostat, është verbuar dhe ky institucion nga arritjet tuaja të mëdha. Javën që kaloi shpalli se 41 përqind e popullsisë është nën kërcënimin e varfërisë. Si ka mundësi të ndodhë kjo. ? Ndërkohë që ju jeni duke kapur majat, po e çoni Shqipërinë në ato lartësi që kurrë s’ka qenë. Ulsi. Ky Eurostat, lajthiti vallë papritur. Kush e mbulon nga ju, kujt ja ka lënë për detyrë Skenderbeu ta kontrollojë këtë organizëm? Të njëjtat raporte e nxjerrin Shqipërinë të fundit në Europë për të ardhurat për frymë, për fuqinë konsumatore. Fondet më të pakta për strehimin, për frymë. Shpenzimet më të mëdha nga xhepi për shëndetësinë," tha Noka.

flamur noka seance plenare 24 qershor 2024

Sondazh

Poll