Politike

Dalja e parë publike pasi la burgun/ Momenti që Saimir Tahiri futet në ambientet e SPAK me avokatin Maks Haxhia

Arsyeja e Tahirit në SPAK ende nuk dihet, por dyshohet se ndaj tij është hapur një tjetër dosje në lidhje me hetimin pasuror.

24 Qershor 2024, 13:14 Nga I.A
Dalja e parë publike pasi la burgun/ Momenti që Saimir Tahiri futet
Saimir Tahiri

TIRANË- Pamjet e mëposhtme janë të ish-ministrit të Brendshëm të qeverisë Rama 1, Saimir Tahiri, teksa futet në ambientet e Prokurorisë së Posaçme. Kjo është dalja e parë e Tahirit në publik, pasi u la në arrest shtëpie nga Gjykata e Elbasanit në vitin 2023 për shpërdorim detyre.  

 

Arsyeja e Tahirit në SPAK ende nuk dihet, por dyshohet se ndaj tij është hapur një tjetër dosje në lidhje me hetimin pasuror. Në ambientet e SPAK, Tahiri ka shkuar i shoqëruar me avokatin e tij Maks Haxhia.

Aktualisht Tahiri ndodhet në arrest shtëpie, pasi ishte dënuar me 3 vjet 4 muaj burg për shpërdorim detyre. Por Gjykata e Elbasanit vendosi që 20 muaj, Tahiri do i "vuajë" në banesën e tij, nga e cila lejohet të dalë vetëm për raste emergjente. Sipas Gjykatës, vendimi për vuajtjen e dënimit në banesë, u mor pasi atij i kanë mbetur më pak se dy vite burgim, ndërsa bashkëshortja e tij ka probleme shëndetësore, të cilat nuk i mundësojnë kujdesin e plotë ndaj fëmijeve të mitur.

saimir tahiri

Sondazh

Poll