Bota

Pas një sulmi vdekjeprurës ukrainas në Krime, Kremlini thërret ambasadoren amerikane

Kjo është paketa e 14-të e sanksioneve kundër Rusisë si ndëshkim për agresionin e Moskës në Ukrainë.

24 Qershor 2024, 16:18 Nga E. D
Pas një sulmi vdekjeprurës ukrainas në Krime, Kremlini
fotot ilustruese

RUSI- Ministria e Jashtme ruse ka thirrur ambasadoren amerikane, Lynne Tracy të hënën për të protestuar ndaj asaj që thotë se Ukraina përdori raketat e avancuara të prodhuara nga SHBA-ja në një sulm në Krimenë e aneksuar nga Rusia, që ka të vdekur të paktën katër persona dhe të plagosur mbi 150.

“Washingtoni është bërë efektivisht një palë në luftë në anën e Ukrainës”, tha ministria në një deklaratë, duke shtuar se masat hakmarrëse sigurisht që do të pasojnë.

Forcat e Kievit janë mbështetur shumë në armatimin e furnizuar nga perëndimi që nga pushtimi i Rusisë, më shumë se tre vjet më parë. Ndihma ushtarake ka qenë thelbësore për ta ndihmuar Ukrainën të mbajë nën kontroll ushtrinë e Kremlinit, me disa ndryshime të mëdha përgjatë vijës së frontit prej 1000 kilometrash në Ukrainën lindore dhe jugore për shumë muaj.

Disa vende perëndimore kanë hezituar të ofrojnë më shumë dhe ndihma më të sofistikuara për ushtrinë e Kievit për shkak të shqetësimeve rreth provokimit të mundshëm të Kremlinit. Por ndërsa Ukraina ndonjëherë ka luftuar për të mbajtur vijën kundër ushtrisë më të madhe dhe të pajisur më mirë të Rusisë, udhëheqësit perëndimorë kanë dhënë më shumë mbështetje.

 

kremlini lynne tracy

Sondazh

Poll