Bota

Pas komploteve të dyshuara për vrasje, Zelenskyy urdhëron spastrimin e gardës shtetërore

Siç raportohet Shërbimi i Sigurisë Shtetërore (SBU) ka thënë muajin e kaluar se kishte kapur dy pjesëtarë të shërbimit të rojës të akuzuar për bashkëpunim me Rusinë për të komplotuar vrasjen e Zelenskyyt dhe zyrtarëve të tjerë, duke përfshirë shefin e inteligjencës ushtarake, Kyrylo Budanov.

24 Qershor 2024, 15:41 Nga E. D
Pas komploteve të dyshuara për vrasje, Zelenskyy urdhëron
Volodymyr Zelenskyy

UKRAINË- Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy e ka urdhëruar shefin e ri të shërbimit të gardës shtetërore të Ukrainës që të pastrojë radhët e saj nga njerëzit që e diskreditojnë atë, pasi dy oficerë të saj ishin akuzuar për komplot për të vrarë zyrtarë të lartë.

Siç raportohet Shërbimi i Sigurisë Shtetërore (SBU) ka thënë muajin e kaluar se kishte kapur dy pjesëtarë të shërbimit të rojës të akuzuar për bashkëpunim me Rusinë për të komplotuar vrasjen e Zelenskyyt dhe zyrtarëve të tjerë, duke përfshirë shefin e inteligjencës ushtarake, Kyrylo Budanov. Gjithashtu shërbimi i rojës ofron siguri për zyrtarë të ndryshëm të qeverisë. 

"Vrasja e Zelenskyyt ishte menduar si një dhuratë për Vladimir Putin, presidentin rus, inaugurimi i të cilit u bë në Kremlin muajin e kaluar për herë të pestë," ka deklaruar SBU-ja.

Duke prezantuar Kolonelin Oleksiy Morozov para stafit të hënën, Zelenskyy ka thënë se objektivi i tij kryesor ishte të siguronte që vetëm ata që e shohin të ardhmen e tyre të lidhur me Ukrainën t’i bashkohen agjencisë.

volodymyr zelenskyy lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll