Bota

E rëndë në Itali/ Çifti i moshuar gjendet i vrarë në banesën e tyre, djali mohon akuzat: Nuk kam faj

Alarmi u ngrit nga djali rreth të 40-tave, i cili jeton në katin e sipërm të shtëpisë.

24 Qershor 2024, 15:05 Nga E. D
E rëndë në Itali/ Çifti i moshuar gjendet i vrarë
foto ilustruese

ITALI- Një ngjarje e rëndë ka ndhur në Itali ku një çift i moshuar është gjetur i vdekur në banesën e tyre. Mediat italiane kanë bërë të ditur se burri rreth moshës 75-vjeç ishte goditur në kokë, ndërsa gruaja e tij, 70 vjeçe, është mbytur. Alarmi u ngrit nga djali rreth të 40-tave, i cili jeton në katin e sipërm të shtëpisë.

Gjithashtu ai i mohoi kategorikisht që të jetë përfshirë në vrasjen e babait dhe nënës së tij, ndërkohë që po merret në pyetje. Në shtëpi ka pasur një sherr, i moshuari ka tentuar të mbrohet por nuk ka arritur. Ndërkohë policia mjekoligjore po kryen hetimet për zbardhjen e ngjarjes si dhe identifikimin e autorit/ve të krimit.

Sondazh

Poll