Bota

Kandidati i Partisë Progresive Serbe, Shapiç rizgjidhet kryetar i Beogradit

Gjashtëdhjetë e katër nga 82 asamblistët votuan për zgjedhjen e tij.

24 Qershor 2024, 14:55 Nga M.B
Kandidati i Partisë Progresive Serbe, Shapiç rizgjidhet kryetar i
Aleksandër Shapiç

SERBIA- Kandidati i Partisë Progresive Serbe (SNS), Aleksandër Shapiç, është rizgjedhur kryetar i qytetit të Beogradit. Gjashtëdhjetë e katër nga 82 asamblistët votuan për zgjedhjen e tij. Ai po ashtu kishte mbajtur këtë post mandatin e kaluar.

Gjatë takimit, Vesna Vidoviç, u zgjodh zëvendëskryetare, si dhe 13 anëtarë të Këshillit të Qytetit, sipas propozimit të Shapiqit. Gjatë mbledhjes konstituive të Kuvendit më 21 qershor, mandatet e këshilltarëve të qytetit u verifikuan dhe Nikolla Nikodijeviç nga Partia Scialiste e Serbisë (SPS) u zgjodh për të katërtën herë me radhë si president i Kuvendit të Beogradit.

Më 24 qershor, lëvizja opozitare “Bëni Ndryshimin”, që ka më së shumti ulëse në mesin e opozitës, dorëzoi në Zyrën e Prokurorit të Lartë një padi penale ndaj presidentit të trupit të përkohshëm të qytetit të Beogradit, Aleksandër Shapiç, se po tenton të blejë mandatin e një asamblisti.

Anëtari i kësaj lëvizjeje, Milan Llutovac, tha se pas zgjedhjeve të fundit, kur ai garoi si pjesë e koalicionit “Serbia kundër dhunës”, SNS i ofroi ryshfet që mënyrë që kjo parti të kishte shumicën për të formuar koalicionin qeverisës në Beograd.

Në zgjedhjet e përsëritura lokale në Beograd më 2 qershor, koalicioni i SNS-së fitoi shumicën e votave. Lista zgjedhore “Aleksandër Vuçiç – Beogradi nesër” ka 64 nga 110 ulëset në Kuvendin komunal. Zgjedhjet u përsëritën, pasi në dhjetor asnjë grup nuk arriti shumicën për të formuar qeverinë lokale./ REL

aleksandër shapiç

Sondazh

Poll