Sport

Giacomo Vrioni shfaqet në MLS: sulmuesi shqiptar nderon New England...

24 Qershor 2024, 12:30 Nga DOSJA
Giacomo Vrioni shfaqet në MLS: sulmuesi shqiptar nderon New England...

SHBA - Protagonisti i madh i mbrëmjes së MLS ishte një njohës i vjetër i futbollit italian.

Nuk bëhet fjalë për Lorenzo Insigne apo Federico Bernardeschi, të mundur keq në Nju Jork, por për shqiptarin Giacomo Vrioni, ish-futbollistin e Juvnetusit, lojtarin pjesë të kombëtares kuqezi…

Sulmuesi i lindur në San Severino Marche (por me kombësi shqiptare), dikur i Juventusit, Sampdorias, Venezias dhe Pistoiese, në fakt udhëhoqi Revolucionin e New England drejt suksesit kundër Cincinnati.

Ai shënoi golin vendimtar në fitoren 2-1 jashtë fushe, duke i dhënë tri pike të rëndësishme skuadrës së tij New England Revolucion, që militon në Konferencën Lindore të MLS-së.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 24 Qershor 2024, 10:00

Leo Messi, 37-vjetori... me tre yje

SHBA - Sot, 24 qershori, nuk është vetëm dita e Shën Gjonit në Spanjë, por në Argjentinë është një dit&eu...