Sport

Steve Clarke, i tërbuar pas humbjes me Hungarinë: “Kishte një penallti për Armstrong”

Pas humbjes së Skocisë kundër Hungarisë (0-1) të dielën, trajneri Steve Clarke tha se skuadra e tij duhej të kishte marrë një penallti pas kontaktit midis Willi Orban dhe Stuart Armstrong.

24 Qershor 2024, 09:00 Nga DOSJA
Steve Clarke, i tërbuar pas humbjes me Hungarinë: “Kishte

GJERMANI - Steve Clarke, trajneri i Skocisë, e kishte të vështirë të mbante zemërimin e tij pas humbjes së së dielës kundër Hungarisë (0-1), sinonim i eliminimit nga Euro.

Tekniku beson veçanërisht se një kontakt në minutën e 78-të në zonën hungareze mes hungarezit Willi Orban dhe skocezit Stuart Armstrong, do të kishte merituar një penallti. “Kishte një penallti, 100%.

Duhet të më shpjegoni se si është e mundur që të mos keni fishkëllyer në këtë veprim. Nëse do ta kishim marrë, ndeshja do të ishte ndryshe. (...) Ndoshta arbitri nuk e pa ndërhyrjen, por atëherë për çfarë shërben VAR-i? Ishte një penallti!”

Clarke, megjithatë pranoi se skuadra e tij nuk kishte treguar avantazhin e saj, veçanërisht në pjesën e parë, gjatë së cilës ata nuk gjuajtën asnjë herë në portë: 

“Në pjesën e parë kishim posedim, nuk bëmë dhe nuk krijuam raste të mjaftueshme. Kishim disa në fund të ndeshjes, por nuk arritëm të shënonim. E dinim se do të ishte një ndeshje e komplikuar, kundër një ekipi shumë të mire”. 

Në fund të konferencës për shtyp, Clarke u pyet nëse Hungaria ishte superiore ndaj ekipit të tij, ai u përgjigj shkurt: “Jo, ishte një lojë e ngushtë mes dy skuadrave të mira”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll