Aktualitet

"Synonte ta shiste", iu gjet kanabis në shtëpi, arrestohet 27-vjeçari grek në Vlorë

Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

23 Qershor 2024, 10:52 Nga M.B
"Synonte ta shiste", iu gjet kanabis në shtëpi, arrestohet
Foto ilustruese

VLORA- Një 27-vjeçar grek është arrestuar në Vlorë pasi në banesë iu gjet kanabis e ndarë në doza. Pas informacioneve të marra se një person posedonte lëndë narkotike me qëllim shitjen, autoritetet kanë ndërhyrë dhe kanë arrestuar në flagrancë 27-vjeçarin grek, banues në Gjermani.

Gjatë kontrollit në banesë shërbimet e Policisë gjetën doza me lëndë narkotike cannabis, të cilat dyshohet se i posedonte me qëllim shitjen kryesisht në lokalet e natës, në qytetin e Vlorës.

Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

vlora

Sondazh

Poll