Aktualitet

Shpërndanin lëndë narkotike në doza, arrestohet 27-vjeçari në Dibër, 5 të tjerë nën hetim

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Dibrës, për veprime të mëtejshme.

23 Qershor 2024, 10:49 Nga M.B
Shpërndanin lëndë narkotike në doza, arrestohet
Foto ilustruese

DIBRA- Një 27-vjeçar është arrestuar në flagrancë në aksin rrugor Bulqizë-Tiranë pasi në automjet iu gjet një sasi kanabisi të ndarë në doza. Ndërkohë vijon hetimi për pasagjerët që udhëtonin me 27-vjeçarin për veprën penale "Moskallzimi i krimit". 

Po ashtu nisi procedimi penal për shtetasin E.B., 37-vjeç, banues në Bulqizë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga policia, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi e vogël lënde narkotike kokaine. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Dibrës, për veprime të mëtejshme.

dibra

Sondazh

Poll