Aktualitet

Vodhën sende me vlerë të dy turistëve gjerman, arrestohet 18-vjeçari në Himarë, nën hetim një i mitur

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

23 Qershor 2024, 09:54 Nga M.B
Vodhën sende me vlerë të dy turistëve gjerman, arrestohet
Policia

HIMARA- Një 18-vjeçar është vendosur në pranga dhe një i mitur, 13-vjeçar, do të hetohet në gjendje të lirë pasi u vodhën një shumë parash, tabletë, celularë dhe sende të tjera në automjetin e dy turistëve gjermanë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Mësohet se shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë i kanë rikthyer shumën e parave dhe sendet e tjera të vjedhura dy turistëve gjerman.

himara

Sondazh

Poll