Aktualitet

"Kapriçot" e motit në rajon/ Shqipëria mbërthehet nga i nxehti afrikan, në Bosnje dhe Serbi breshër në madhësinë e një topi golfi (FOTO)

Në raportin më të ri parashikues të Institutit Eksperimental për studimin e stuhive në tokën evropiane gjatë fundjavës stuhitë apo shtrëngatat më të fuqishme në Evropë pritet të mbërthejnë Ballkanin, konkretisht në territorin e Serbisë, Hungarisë, Rumanisë, lindja e Sllovakisë dhe juglindja e Polonisë.

22 Qershor 2024, 19:29 Nga r.ll
"Kapriçot" e motit në rajon/ Shqipëria
foto ilustruese

SERBI- Në Shqipëri vijon të jetë prezent i nxehti afrikan ku termometri ka shënuar temperatura me vlera mbi 39 gradë celsius, ndërsa edhe nesër pritet e njëjta situatë.

E kundërta e motit në Shqipëri po ndodh në vendet e tjera të rajonit. 

Në raportin më të ri parashikues të Institutit Eksperimental për studimin e stuhive në tokën evropiane gjatë fundjavës, stuhitë apo shtrëngatat më të fuqishme në Evropë pritet të mbërthejnë Ballkanin, konkretisht në territorin e Serbisë, Hungarisë, Rumanisë, lindja e Sllovakisë dhe juglindja e Polonisë.

Stuhi të forta me breshër të madh kanë pushtuar Bosnjë-Hercegovinën dhe Serbinë. Meteo Ballkan ka publikuar disa foto nga breshëri masiv me madhësinë e një topi golfi që po ndodh tani në dy vendet.

bosnje hercegovine serbi moti ne shqiperi

Sondazh

Poll