22 Qershor 2024, 20:41
Nga r.ll
sali berisha
TIRANË- kreu i PD-së, Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij në tubimin e mbrëmjes së sotme te banesa e tij. Berisha ka komentuar sonte turizmin në vend.
Sipas tij, Shqipëria me burimet e saj natyrore dhe me trashëgiminë e saj kulturore, mund të synojë nga vendet më të para në botë. Ndërsa ai shprehet se po ndodh e kundërta, sepse për shkak të keqmenaxhimit të këtyre potencialeve, Shqipëria referuar Forumit Ekonomik Botëror të Davosit renditet në vendin e 66-të.
PJESË NGA FJALA E BERISHËS:
Mirëmbrëma dhe përshëndetje qëndrestarëve të pamposhtur të kauzës së drejtë të shqiptarëve, oratorëve që me fjalët e tyre ndriçojnë mendjen dhe zemrat e shqiptarëve.
Të dashur miq, sot kam vendosur të paraqes para jush falsitetin e tmerrshëm të magjisë së turizmit, për të cilin televizionet e qeverisë flasin ditë e natë.
Do t’u njoh sonte me studimet e të dhënat reale të ekonomistëve se në rast se ka në botë një turizëm me lugë bosh, është turizmi i Shqipërisë.
Të kuptohemi, në bindjen time më të thellë, Shqipëria me burimet e saj natyrore, me trashëgiminë e saj të jashtëzakonshme kulturore, me mikpritjen e veçantë shqiptare, nuk e ekzagjeroj po të them se mund të synojë nga vendet më të para në botë.
Se mund të jetë ndoshta me potencialin e saj turistik si asnjë vend tjetër për sipërfaqen që ka.
Por çfarë ndodh? Ku renditet Shqipëria sot? Shqipëria sipas Forumit Ekonomik Botëror të Davosit renditet në vendin e 66-të.
Shqipëria renditet në vendin e 66-të jo se ajo nuk i ka magjepsëse potencialet e saj, por menaxhimi i këtyre potencialeve është mizerabël, është nga hajdutë që vjedhin nga mëngjesi gjer në darkë.
Të dashur miq, shqiptarët duhet ta dinë se çfarë falsiteti, çfarë mashtrimi, por duhet ta mësojnë se si turizmi është shndërruar në një ndëshkim, në një pasuri të mallkuar për ta.
sali berisha turizmi ne vend
Politike
22 Qershor 2024, 17:29
r.ll
edi rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka thënë sot se një lojë mashtruese me kompjutera që imitojnë numrin e telefonit ...
Politike
22 Qershor 2024, 14:36
N.F
Zhupa
TIRANË- Para disa ditëve deputetja Ina Zhupa depozitoi në Gjykatën Kushtetuese padinë për shpalljen antikushtetues...
Politike
22 Qershor 2024, 12:13
N.F
Hajdarmataj
TIRANË- Deputetja e PD-së, Mimoza Hajdarmataj ka mbajtur ditën e sotme një deklaratë për mediat. Hajdarmataj gjat...
Politike
22 Qershor 2024, 10:20
I.A
Genta Vangjeli
TIRANË- Zëdhënësja e Antikorrupsionit në Partinë Demokratike Genta Vangjeli ka denoncuar nënkryetaren e B...
Politike
21 Qershor 2024, 22:02
I.A
Emisioni Në Shënjestër në News 24, i gazetares Klodiana Lala, zbulon se çfarë ka ndodhur mes dy fiseve, duke hedhur dritë...
Politike
21 Qershor 2024, 21:03
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka denoncuar deputetin e PS, Fatmir Xhafaj, i cili drejton edhe komisionin e nj...
Politike
21 Qershor 2024, 20:54
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka akuzuar deputetin e PS-së, Plarent Ndrecën se është hajdut nj...
Politike
21 Qershor 2024, 20:53
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar se kryeministri Edi Rama është përfshirë në një t...
Politike
21 Qershor 2024, 20:44
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Lideri i opozitës Sali Berisha ngriti alarmin me përdorimin e sistemit të drejtësisë nga regjimi i ...
Politike
21 Qershor 2024, 20:32
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka denoncuar shpopullimin e vendit, duke theksuar se për herë të...