Sport

Polonia eliminohet e para nga 'Euro 2024', Zielinski: "Kemi fjetur dhe kemi ecur për një kohë të gjatë ndaj Austrisë. Dështuam"...

22 Qershor 2024, 14:22 Nga DOSJA
Polonia eliminohet e para nga 'Euro 2024', Zielinski: "Kemi

GJERMANI - Mesfushori i Polonisë, Piotr Zieliński, komentoi në kanalet zyrtare të UEFA-s humbjen ndaj Austrisë, e cila dënon kombëtaren e vendit të tij me eliminim nga 'Euro 2024':

"Ne kemi fjetur gjatë 15 minutave të para. Ne ishim duke ecur, jo duke vrapuar. Nuk arritëm t’i pengonim kundërshtarët. Arritëm të barazonim dhe kjo na zgjoi. Por nuk mjaftoi. Dështuam.”

Të marten, më 25 qershor, Polonia do të luajë ndeshjen e fundit ndaj Francës, në Iduna Park të Dortmundit dhe rezultati i këtij takimi nuk ka asnjë vlerë kualifikimi për polakët. Ata tashmë janë me valixhe në duar…

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll