Bota

Ukraina pritet të furnizohet me tanke të reja suedeze

Siç raportohet ky lloj tanku tashmë po përdoret në mënyrë efektive nga ushtarët ukrainas në vijën e frontit. Gjithashtu tanket e reja pritet t’i dorëzohen Ukrainës deri në vitin 2026.

22 Qershor 2024, 18:02 Nga E. D
Ukraina pritet të furnizohet me tanke të reja suedeze
fotot ilustruese

UKRAINË- Holanda po investon më shumë se 420 milionë dollarë për të prodhuar automjete luftarake të dizajnuara nga Suedia për Ukrainën. Siç raportohet ky lloj tanku tashmë po përdoret në mënyrë efektive nga ushtarët ukrainas në vijën e frontit. Gjithashtu tanket e reja pritet t’i dorëzohen Ukrainës deri në vitin 2026.

Me tanket CV90 u furnizua Brigada e 21-të e ushtrisë së Ukrainës në verën e vitit 2023. Drejtuesi i këtij automjeti, i cili pranoi të identifikohej me pseudonimin “Kipish”, punonte në ndërtim në Poloni përpara se Rusia të fillonte sulmin në shkallë të gjerë ndaj Ukrainës. Ai thotë se nevoja për të mbrojtur vajzën e tij të vogël e nxiti atë të kthehej në vend. Automjeti “CV90” mund të përdoret nga forcat e këmbësorisë për transportimin e trupave dhe për të sulmuar tanket e armikut.

"Në fillim të qershorit, Holanda ra dakord të shpenzonte më shumë se 420 milionë dollarë për të prodhuar “disa dhjetëra” tanke suedeze për Ukrainën," tha ministri holandez i mbrojtjes.

ukraine suedi tanke

Sondazh

Poll