Bota

Ishulli Capri pa ujë, kryebashkiaku italian ndalon hyrjen e turistëve

Siç raportohet kompania përgjegjësia e furnizimit të ishullit me ujë, “Gori”, ka deklaruar se po punohet intensivisht për zgjidhjen e problemit në sistem.

22 Qershor 2024, 16:54 Nga E. D
Ishulli Capri pa ujë, kryebashkiaku italian ndalon hyrjen e turistëve
fotot ilustruese

TALI–Kryebashkiaku italian Paolo Falco ka urdhëruar duke filluat nga mëngjesi i sotëm ishulli Capri nuk do të pranojë turistë për shkak të dëmtimit të rrjetit ujësjellësit. Falco argumentoi se është e pamundur të garantohen shërbimet thelbësore, duke marrë parasysh faktin që numri i vizitorëve në ishull është shumë i lartë. Siç raportohet kompania përgjegjësia e furnizimit të ishullit me ujë, “Gori”, ka deklaruar se po punohet intensivisht për zgjidhjen e problemit në sistem.

Mediat italiane bëjnë të ditur se defekti në rrjetin ujësjellës që i shërben Gadishullit Sorrento dhe ishullit Capri, ndodhi të enjten më 20 qershor në Rrugën Shtetërore 145, në komunën Castellammare di Stabia. Fillimisht defekti kryesor është rregulluar por më pas kanë lindur disa problematika të reja përgjatë sistemit të cilat ende çojnë në mungesë uji në komunat e gadishullit Sorrento dhe në të gjithë ishullin e Caprit. Ndërkohë disa dyqane janë mbyllur dhe kanë vendosur tabela informuese për mungesën e ujit. Ndërsa pritet që furnizimi të rikthehet, administrata ka vendosur të lejojë vetëm banorët të zbarkojnë në ishull.

itali ishulli capri pa ujë paolo falco

Sondazh

Poll