Bota

"Të ndërtohet besim reciprok"/ Ndihmës sekretari i OKB-së: Përkrahim dialogun Kosovë-Serbi të lehtësuar nga BE-ja

Jenca ka thënë se kanë biseduar rreth dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë që ndërmjetësohej nga Bashkimi Evropian e që Organizata e Kombeve të Bashkuara e përkrahë.

22 Qershor 2024, 17:27 Nga E. D
"Të ndërtohet besim reciprok"/ Ndihmës sekretari i
Miroslav Jenca

KOSOVË- Ndihmës sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Miroslav Jenca, ka folur në lidhje me takimin që ka pasur me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi dhe ministren Emilia Rexhepi. Jenca ka thënë se kanë biseduar rreth dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë që ndërmjetësohej nga Bashkimi Evropian e që Organizata e Kombeve të Bashkuara e përkrahë. Gjithashtu ai ka thënë se ka theksuar rëndësinë e ndërtimit të besimit reciprok në mes të gjithë komuniteteve dhe respektim të drejtave të njeriut për të gjithë në Kosovës.

“Diskutuam zhvillimet e fundit në dialogun Beograd-Prishtinë të lehtësuar nga BE-ja, të cilat OKB-ja e mbështet. Theksoi rëndësinë e besimit të ndërsjellë ndërmjet të gjitha komuniteteve dhe respektimin e të drejtave të njeriut të të gjithëve në Kosovë”, tha Jenca.

miroslav jenca

Sondazh

Poll