Bota

Gjykata e Lartë e Iranit rrëzon dënimin me vdekje të reperit Toumaz Salehi

Këngët e Salehi-t mbështetën protestat e shkaktuara nga vdekja në paraburgimin policor të Mahsha Amini, një gruaje të re iraniano-kurde e cila ishte arrestuar për mosmbajtjen e duhur të hixhabit.

22 Qershor 2024, 15:14 Nga r.ll
Gjykata e Lartë e Iranit rrëzon dënimin me vdekje të reperit
toumaz salehi

IRAN- Gjykata e Lartë e Iranit ka anuluar dënimin me vdekje të vendosur ndaj reperit Tumaz Salehi për akuzat që lidhen me periudhën e trazirave të vendit 2022-2023. Lajmin e ka dhënë avokati i tij.

“Dënimi me vdekje i #Toumaz_Salehi është shfuqizuar dhe në bazë të vendimit të apelit...të Gjykatës së Lartë, çështja do t'i caktohet një autoriteti tjetër për shqyrtim.”, ka shkruar avokati Amir Raisian në X.  Ende nuk ka asnjë konfirmim zyrtar të menjëhershëm të vendimit.

Këngët e Salehi-t mbështetën protestat e shkaktuara nga vdekja në paraburgimin policor të Mahsha Amini, një gruaje të re iraniano-kurde e cila ishte arrestuar për mosmbajtjen e duhur të hixhabit.

toumaz salehi iran

Sondazh

Poll