Bota

Stuhia në Zvicër shkaktoi përmbytje dhe rrëshqitje dheu, disa persona të zhdukur

Ndërkohë policia rajonale ka njoftuar se një grua u shpëtua të shtunën në mëngjes pranë fshatit Lostalo në veri të liqenit të Komos.

22 Qershor 2024, 14:55 Nga E. D
Stuhia në Zvicër shkaktoi përmbytje dhe rrëshqitje dheu,
foto ilustruese

ZVICËR- Disa persona janë zhdukur si pasojë e reshjeve të shiut në Zvicër. Bëhet e ditur se katër persona kishin mbetur nën gërmadhat e dherave që rrëshqitën si pasojë e përmbytjeve.

Ndërkohë policia rajonale ka njoftuar se një grua u shpëtua të shtunën në mëngjes pranë fshatit Lostalo në veri të liqenit të Komos. Gjithashtu kërkimet për tre personat e tjerë të zhdukur vijojnë edhe sot. Nga dita e djeshme ka pasur shtrëngata të shumta dhe reshje të dendura shiu, përmbytje dhe rrëshqitje dherash, njofton policia rajonale.

 

permbytjet ne zvicer

Sondazh

Poll