Sport

"Zhurmë" në ishull! Foden në hije, Bellingham i shurdhër… Shearer i tërbuar: "Pyetje serioze që duhet t'i bëhen Southgate"

Anglia, së bashku me Francën dhe Gjermaninë, ishin një nga favoritët për të fituar kurorën evropiane, por janë paraqitjet dhe rezultatet e tyre, ato që i kanë rrëzuar anglezët nga shkalla e lartë.

22 Qershor 2024, 10:00 Nga DOSJA
"Zhurmë" në ishull! Foden në hije, Bellingham i

GJERMANI - Se çfarë po luan Anglia në këtë edicion të Europianit është e vështirë të deshifrohet. Deri më tani, ndeshjet e zhvilluara nga Anglia kundër Serbisë (1-0 fitore) dhe Danimarkës (1-1) i kanë lënë tifozët e “Tre Luanëve” dhe shumë komentues, me një shije të hidhur. Katër pikët në Grupin C do të nënkuptojnë edhe një vend të sigurt në 1/16, por skuadra e Gareth Southgate nuk la askënd të kënaqur.

Anglia, së bashku me Francën dhe Gjermaninë, ishin një nga favoritët për të fituar kurorën evropiane, por janë paraqitjet dhe rezultatet e tyre, ato që i kanë rrëzuar anglezët nga shkalla e lartë.

Një nga komentuesit e BBC Sport, Alan Shearer, foli për këtë, duke analizuar gabimet në stil, lojë, qasje dhe rregullime të bëra nga trajneri në daljen e tij të fundit kundër Danimarkës.

Ja mendimi i tij: "Gareth Southgate duhet t'i bëhen disa pyetje serioze. Phil Foden është në hijë me çfarë ka bërë gjatë gjithë sezonit për Manchester Cityn; Jude Bellingham, i cili hyri në lojë në ndeshjen e pare, dhe jo aq shumë sonte, ishte i shurdhër; John Stones dhe çfarë e pamë të bënte në nivel klubi... Ka shumë më tepër nga këta lojtarë, sesa ajo që po merr për momentin”,- komenti i ish-sulmuesit simbol të kombëtares angleze.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll