Bota

Serwer: Dodik dhe Vuçiç i kanë shpalosur qartë qëllimet e tyre! Ata mund të tentojnë në Bosnjë një sulm si në Banjskë

Serwer në një konferencë në Sarajevë përmendi edhe sulmin terrorist të vitit të kaluar në Banjskë ndërsa shtoi se një gjë e tillë mund të tentohet edhe në Bosnjë.

21 Qershor 2024, 09:12 Nga N.F
Serwer: Dodik dhe Vuçiç i kanë shpalosur qartë
Serwer

BOSNJE- Eksperti për Ballkanin Perëndimor, Daniel Serwer së fundmi është shprehur se Bosnja nuk është imune ndaj kërcënimeve që mund ta rrezikojnë paqen e arritur në këtë vend. Serwer në një konferencë në Sarajevë përmendi edhe sulmin terrorist të vitit të kaluar në Banjskë ndërsa shtoi se një gjë e tillë mund të tentohet edhe në Bosnjë.

Sipas tij Dodik dhe Vuçiç i kanë treguar dhe shpalosur qartë qëllimet e tyre dhe se ata po krijojnë një botë serbe që duhet të “heqë” Republikën Serbe nga institucionet e Bosnjë dhe Hercegovinës. 


“Fatkeqësisht, BeH duhet të jetë gati për luftë. Milorad Dodik dhe Aleksandar Vuçiç kanë treguar dhe shpalosur qartë qëllimet e tyre. Ata po krijojnë një botë serbe që duhet të “heqë” Republikën Serbe nga institucionet e Bosnjë dhe Hercegovinës. Ne pamë se çfarë u provua në Banjskë, në Kosovë, vitin e kaluar.

Ishte një provokim për të nxitur reagim, i cili do t’i lejonte më tej Serbisë ose Republika Srpskas të ndërhynte, lloji i operacionit që rusët kanë kryer tashmë në Krime, vetëm kur Dodik dhe Vuçiç të jenë të vetëdijshëm se do të ketë një përgjigje të shpejtë ushtarake, atëherë mund të jemi të sigurt se ata nuk do të tentojnë një aksion të ngjashëm siç e pamë në Banjskë”, ka thënë Serwer.

serwer kosova sulmi ne banjske bosnje-hercegovine

Sondazh

Poll