Bota

"Rrezik në horizont!" Ushtarët e Koresë së Veriut kaluan kufirin, Korea e Jugut kryen të shtëna paralajmëruese

Ushtarët e Koresë së Veriut u tërhoqën pas të shtënave, tha ushtria e Jugut.

21 Qershor 2024, 08:46 Nga M.B
"Rrezik në horizont!" Ushtarët e Koresë së Veriut
Ushtarë të Koresë së Jugut bëjnë roje pranë Vijës së Demarkimit Ushtarak. Fotografi ilustruese nga arkivi.

KOREA E JUGUT- Ushtria e Koresë së Jugut ka kryer të shtëna paralajmëruese pasi disa ushtarë të Koresë së Veriut kaluan kufirin mëngjesin e 20 qershorit, bëri të ditur Shtabi i Përgjithshëm i Seulit. Ushtarët e Koresë së Veriut u tërhoqën pas të shtënave, tha ushtria e Jugut. Ushtarët verikoreanë kaluan Vijën e Demarkimit Ushtarak që kalon përmes Zonës së Çmilitarizuar mëngjesin e së enjtes.

Ky është incidenti i tretë i këtij lloji gjatë këtij muaji. Koreja e Jugut kishte gjuajtur të shtëna paralajmëruese edhe të martën pasi dhjetëra ushtarë të Koresë së Veriut kishin shkelur vijën e demarkimit. Edhe pse përleshjet vdekjeprurëse kanë ndodhur herë pas here gjatë dekadave të fundit që kur lufta e hapur mes dy shteteve përfundoi në fund të Luftës Koreane më 1950-1953, incidentet e fundit paraqesin një rritje të rrallë të aktivitetit ushtarak pranë vijës së demarkimit.

Incidenti vjen pasi presidenti rus, Vladimir Putin, vizitoi Phenianin gjatë kësaj jave. Kjo ishte vizita e tij e parë në Korenë e Veriut pas 24 vjetësh. Ndaras, Kim Yo Jong, motra e liderit të Veriut, lëshoi një deklaratë duke dënuar aktivistët e Koresë së Jugut që lëshuan balona drejt Veriut në të cilat kishte pamflete.

Lëshimi i balonave ka qenë burim i rritjes së tensioneve mes dy Koreve, pasi edhe Veriu ka lëshuar balona të mbushura me mbeturina drejt Jugut, duke shkaktuar disa dëme materiale./ REL

korea e jugut

Sondazh

Poll