Bota

Shkak deklaratat për kryeministrin dhe gruan e tij, Mbreti i Spanjës refuzon të takohet me presidentin argjentinas

Në një tubim të ekstremit të djathtë në Madrid muajin e kaluar, ai deklaroi se gruaja e Sanchezit “është e korruptuar” dhe më vonë e quajti Sanchezin “budalla i Evropës në çështjet diplomatike”.

21 Qershor 2024, 08:14 Nga M.B
Shkak deklaratat për kryeministrin dhe gruan e tij, Mbreti i Spanjës
Felipe VI

SPANJA- Mbreti Felipe VI i Spanjës refuzoi të zhvillonte një takim me presidentin e Argjentinës, Javier Milei, për shkak të komenteve ndaj kryeministrit spanjoll, Pedro Sanchez. Pavarësisht një kërkese për një takim me kreun e shtetit të Spanjës, Mbretin Felipe VI, i cili feston 10 vjetorin në fron këtë javë, Milei nuk është në agjendën mbretërore.

Lëvizja vjen pasi Milei sulmoi disa herë kryeministrin spanjoll dhe gruan e tij. Në një tubim të ekstremit të djathtë në Madrid muajin e kaluar, ai deklaroi se gruaja e Sanchezit “është e korruptuar” dhe më vonë e quajti Sanchezin “budalla i Evropës në çështjet diplomatike”.

Qeveria spanjolle u përgjigj duke tërhequr ambasadorin nga Buenos Aires. Ministri i Jashtëm i Spanjës kërcënoi se do të ndërpresë marrëdhëniet diplomatike me Argjentinën nëse nuk kërkohej falje, por Milei refuzoi.

spanja

Sondazh

Poll