Bota

Temperaturat e larta në Meksikë, shkon në 155 numri i të vdekurve, vendi nën pushtetin e të nxehtit ekstrem

Të paktën 2567 raste të problemeve shëndetësore për shkak të temperaturave ekstreme janë regjistruar që nga data 17 mars, sipas buletinit të tij javor, në mes të sezonit të nxehtësisë ekstreme (mars-tetor).

21 Qershor 2024, 08:45 Nga N.F
Temperaturat e larta në Meksikë, shkon në 155 numri i të
Foto ilustruese

MEKSIKË- vala e të nxehtit që po prek një pjesë të madhe të territorit të Meksikës nuk ndalet duke u rënduar gjithnjë e më shumë numrin e viktimave. Mësohet se numri ka arritur në 155 të vdekur. Nga këto vdekje 30 prej tyre janë regjistruar nga data 13 deri më 18 qershor, njoftoi dje të enjten Ministria e Shëndetësisë.

Të paktën 2567 raste të problemeve shëndetësore për shkak të temperaturave ekstreme janë regjistruar që nga data 17 mars, sipas buletinit të tij javor, në mes të sezonit të nxehtësisë ekstreme (mars-tetor).


Vapa është jashtëzakonisht vdekjeprurëse në shtetin e Veracruz (lindje), përgjatë Gjirit të Meksikës (56), në Tabasco, në Gadishullin Jukatan (18), si dhe në tre shtete veriore (Tamaulipas, 17, Nuevo León, 12 , San Luis Potosi, 11).

Vala vdekjeprurëse e të nxehtit që goditi SHBA-në, Meksikën dhe vendet e Amerikës Qendrore në fund të majit dhe në fillim të qershorit është bërë 35 herë më e mundshme për shkak të ndryshimeve klimatike , vlerësuan të enjten ekspertët nga rrjeti i raportimit të Atribucionit Botëror të Motit (ëëA).


Në Meksikë, disa qytete vendosën rekorde, duke përfshirë kryeqytetin (34.7°C më 25 maj). Për shkak të temperaturave të larta dhe mungesës së shiut, niveli i ujit në diga mbetet shumë i ulët dhe liqenet janë në rrugë të tharjes.

Por situata u kthye ndjeshëm këtë javë, pasi stuhia tropikale Alberto solli shira të dendur që vranë katër njerëz – përfshirë tre fëmijë – në shtetin verilindor të Nuevo León. Ministria e Shëndetësisë paralajmëron se pjesa më e madhe e vendit do të vazhdojë të durojë temperatura shumë të larta, të cilat mund të arrijnë edhe 45 gradë Celsius në Baja California (në veriperëndim).

meksike viktima temperatura te larta

Sondazh

Poll