Bota

E rëndë në SHBA/ 29-vjeçarja transgjinore qëllon për vdekje prindërit me thikë, shkoi në shtëpinë e tyre me plan për t'i vrarë: Do e bëja përsëri!

Sipas fqinjëve të familjes, zënkat mes gruas transgjinore 29-vjeçare dhe prindërve të saj ishin të shpeshta pasi ajo vendosi të kalonte në tranzicion.

21 Qershor 2024, 07:33 Nga N.F
E rëndë në SHBA/ 29-vjeçarja transgjinore qëllon
Autorja e krimit

SHBA- Një tjetër krim i rëndë është regjistruar në SHBA ku kanë mbetur të vdekur dy prindër të një 29-vjeçare. Mësohet se autor i ngjarjes është fëmija i viktimavë një transgjinore 29-vjeçare.

Mësohet se ajo i qëlloi me gjakftohtësi prndërit pas një konflikti mes tyre. 29-vjeçarja, Mia Bailey u arrestua në SHBA dhe pasi u vendos në pranga i tha policisë se krimin do e bënte përsëri.

 "Do ta bëja përsëri, i urrej," tha ajo.

Sipas fqinjëve të familjes, zënkat mes gruas transgjinore 29-vjeçare dhe prindërve të saj ishin të shpeshta pasi ajo vendosi të kalonte në tranzicion.

Vrasja e dyfishtë ndodhi në Utah me Bailey duke rrëfyer se ajo shkoi në shtëpinë e prindërve të saj e vendosur për t'i vrarë ata. 29-vjeçarja ka qëlluar edhe në drejtim të vëllait të saj, i cili ndodhej pas një dere të mbyllur dhe më në fund arriti të arratisej duke njoftuar autoritetet për krimin brutal.

 

shba vrasje

Sondazh

Poll