Sport

BEFASUESE!... Lojtarët e Ukrainës largojnë trajnerin nga dhoma e zhveshjes, pas humbjes me Rumaninë në “Euro 2024”

Lajmi raportohet nga gjermania 'Bild'

21 Qershor 2024, 08:00 Nga DOSJA
BEFASUESE!... Lojtarët e Ukrainës largojnë trajnerin nga dhoma e

GJERMANI - Humbja e rëndë (0-3) ndaj Rumanisë la gjurmë në delegacionin ukrainas, me polemika të përziera.

Sipas ‘Bild’, lojtarët kanë përjashtuar trajnerin Serhiy Rebrov nga dhoma e zhveshjes në fund të ndeshjes, në mënyrë që të bisedonin me njëri-tjetrin për arsyet e humbjes. Dje mesfushori Ruslan Malinovski, konfirmoi se ka pasur një takim mes skuadrës.

"Ishte intensive. Ajo që u tha mbetet në dhomat e zhveshjes. Secili do të reflektojë dhe do të nxjerrë përfundimet e veta. Kemi shumë lojtarë me përvojë, si Yarmolenko që luan euron e tij të katërt, që mund të këshillojë lojtarët më të rinj",- supozoi lojtari i Genoas.

Rebrov, nuk u përmbajt në kritikat ndaj ekipit pas ndeshjes. “Ne jemi një popull i fortë, që mbrojmë vendin tonë, por lojtarët nuk e treguan këtë”, tha ai.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll