Sport

FIFA publikon renditjen e re, ja çfarë ndodhi me Shqipërinë dhe Kosovën!

Dardanët e Franco Fodës, të cilët u mposhtën 3-0 miqësoren përballë Norvegjisë, tani mbajnë pozitën numër 105 në renditjen e FIFA-s.

20 Qershor 2024, 20:34 Nga DOSJA

FIFA publikon renditjen e re, ja çfarë ndodhi me

ZVICER - FIFA ka publikuar renditjen e muajit qershor të skuadrave kombëtare. Shqipëria ka luajtur katër ndeshje në total gjatë këtij muaji.

Fitore në miqësoret me Lihtenshtejnin e Azerbajxhanin, dhe humbje ndaj Italisë e barazim kundër Kroacisë në Euro 2024. Rezultate që nuk kanë ndryshuar asnjë pozicion krahasuar me muajin e kaluar.

FIFA publikon renditjen e re, ja çfarë ndodhi me

Kuqezinjtë e Sylvinhos mbetën të 66-t në botë, ndërkohë që Kosova ka humbur tri pozicione krahasuar me muajin maj.

FIFA publikon renditjen e re, ja çfarë ndodhi me

Dardanët e Franco Fodës, të cilët u mposhtën 3-0 miqësoren përballë Norvegjisë, tani mbajnë pozitën numër 105 në renditjen e FIFA-s.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll