Sport

VIDEO / Spanja “detyron” Italinë të shënojë në portën e saj!

Donaruma nga ana tjetër ishte heroi i italianëve në disa raste që mbajti për momenitn të paprekur rrjetën e portës së axurrëve në këtë 45 minutësh.

20 Qershor 2024, 22:17 Nga DOSJA
VIDEO / Spanja “detyron” Italinë të shënojë

GJERMANI - Spanjë-Itali do të mbyllin javën e dytë të Grupit B në Kampionatin Europian, Gjermani 2024, grup në të cilin është pjesë edhe Shqipëria.

Ndeshja që po luhet në “Veltins Arena” ka dhuruar një ritëm shumë të lartë në pjesën e pare me Spanjën dominuese dhe një Itali në shumë vështirësi që për asnjë moment nuk arriti të rrezikonte portën e e iberikëve.

Ndërkohë Donaruma nga ana tjetër ishte heroi i italianëve në disa raste që mbajti për momenitn të paprekur rrjetën e portës së axurrëve në këtë 45 minutësh.

Me të njëjtin ritëm filloi edhe pjesa e dytë dhe me atë presion që Italisë i erdhi nga të gjitha krahë dhe kur u duk se për spanjollët ishte e vështirë të shënonim ishte mbrojtësi axurr Calafiori që shkakton një autogol dhe 1-0.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll