Sport

VIDEO/ Zhgënjejnë “Tre Luanët", Danimarka përballet si e barabartë me Anglinë...

20 Qershor 2024, 20:15 Nga DOSJA
VIDEO/ Zhgënjejnë “Tre Luanët", Danimarka

GJERMANI - Anglia është ende duke luftuar për të bindur në “Euro 2024”. Pas fitores së komplikuar ndaj Serbisë (1-0), kombëtarja britanike u frenua nga Danimarka, e cila tashmë kishte barazuar në ditën e parë ndaj Sllovenisë (1-1).

Anglia zhbllokon ndeshjen ndaj Danimarkës. Walker rikuperon një top që dukej i humbur, avancon dhe pason në zonë aty ku pas disa devijimeve, Harry Kane shënon lehtësisht nga fare pranë portës.

Ishte minuta e 18-të… Për sulmuesin e kombëtares britanike, ky ishte goli i parë në këtë “Euro 2024”. Në minutat në vijim, Danimarka reagon dhe ia del të befasojë anglezët, duke i ndëshkuar me anë të Hjulmand, që realizon një gol mjaft të bukur nga distanca në minutën e 34-t.

“Tre Luanët” me 4 pikë mbeten në krye të Grupit C para ditës së fundit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll