Sport

VIDEO/ Danimarka befason Anglinë, barazon me një supergol të Hjulmand...

20 Qershor 2024, 19:02 Nga DOSJA
VIDEO/ Danimarka befason Anglinë, barazon me një supergol të

GJERMANI - Anglia zhbllokon ndeshjen ndaj Danimarkës. Walker rikuperon një top që dukej i humbur, avancon dhe pason në zonë aty ku pas disa devijimeve, Harry Kane shënon lehtësisht nga fare pranë portës.

Ishte minuta e 18-të… Për sulmuesin e kombëtares britanike, ky ishte goli i parë në këtë “Euro 2024”.


Në minutat në vijim, Danimarka reagon dhe ia del të befasojë anglezët, duke i ndëshkuar me anë të Hjulmand, që realizon një gol mjaft të bukur nga distanca në minutën e 34-t.

Me rezultatin e barabartë 1-1, të dyja skuadrat shkojnë në dhomat e zhveshjes… pas 45 minutave të para.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll