Aktualitet

Aksident në Tiranë, 21-vjeçari përplas me automjet 28-vjeçaren

28-vjeçarja mësohet se  si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

20 Qershor 2024, 16:50 Nga M.B
Aksident në Tiranë, 21-vjeçari përplas me automjet
Foto ilustruese

TIRANA- Një akident është regjistruar ditën e sotme në Tiranë në rrugën "Xhanfize Keko", ku një 21-vjeçar me inicialet D. A., duke drejtuar automjetin ka përplasur 28-vjeçaren me inicialet K. G. 28-vjeçarja mësohet se  si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 20.06.2024, në rrugën "Xhanfize Keko", shtetasi D. A., 21 vjeç, duke drejtuar automjetin ka aksidentuar shtetasen K. G., 28 vjeçe, e cila si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

aksident ne tirane

Sondazh

Poll