Aktualitet

Bie zjarr pranë pallateve në ndërtim në Sarandë, merr flakë baraka, dyshohet për zjarr të qëllimshëm

Siç raportohet menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimi zjarrfikës.

20 Qershor 2024, 16:01 Nga E. D
Bie zjarr pranë pallateve në ndërtim në Sarandë, merr
pamje nga vendngjarja

SARANË- Një zjarr ka rënë masditen e sotme në lagjen nr 1 në hyrje të qytetit të Sarandës. Bëhet me dije se zjarri ka rënë  mes disa pallatesh në ndërtim. Siç raportohet menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimi zjarrfikës. Gjithashtu zjarri kishte rënë në disa shkurre afër 2 objekteve një katëshe në ndërtim. Nga zjarri rrezikoheshin banesat përreth.

U ndërhy me 3 makina dhe 6 zjarrfikës, duke mos lejuar përhapjen e zjarrit. Nga flakët u dogj një barakë e ndodhur aty dhe një pemë pishe. Dyshohet se kemi të bëjmë me zjarr të qëllimshëm, por flakët mund t‘i ketë shkaktuar edhe nxehtësia e madhe.

zjarr ne sarande

Sondazh

Poll