Aktualitet

U arratisën nga autoritetet greke dhe tentuan të kalojnë kufirin, në pranga dy shqiptar

Bëhet me dije se shiptarët u arrestuan nga autoritetet greke teksa përpiqeshin të hynin në territorin shqiptar nga kufiri.

20 Qershor 2024, 15:15 Nga E. D
U arratisën nga autoritetet greke dhe tentuan të kalojnë kufirin,
foto ilustruese

GREQI- Dy shqiptarë kanë rënë në pranagt e policisë greke. Bëhet me dije se shiptarët u arrestuan nga autoritetet greke teksa përpiqeshin të hynin në territorin shqiptar nga kufiri.

Mediat greke bëjnë të ditur se një prej të arrestuarve, një 53-vjeçar, u arrestua pasi ishte shpallur në kërkim sepse ndaj tij ishte dhënë dënimi me tre vite e një muaj burg për dhunë në familje.

Ndërsa personi i dytë i arrestuarn një 29-vjeçar, ishte në pritje të një urdhër arresti nga Departamenti Hetimor i Gjykatës së Shkallës së Parë Kalamata për trafik droge.

dy shqiptare te arrestuar policia greke

Sondazh

Poll