Sport

Van Gaal flet për veten: "Kanceri? Jam mësuar me vdekjen, përpiqem të jem pozitiv"

"Mund të them vetëm se duhet të jesh vetvetja. Është pjesë e jetës që do të vdesësh. Nuk është një proces i bukur, por unë jam ende këtu dhe jam më mirë tani se sa isha disa vite më pare”

20 Qershor 2024, 09:30 Nga DOSJA
Van Gaal flet për veten: "Kanceri? Jam mësuar me vdekjen,

HOLANDE - Louis van Gaal nuk e ka humbur buzëqeshjen. Ish-trajneri i Holandës, i cili bëri publike dy vite më parë se vuante nga kanceri i prostatës, është një nga protagonistët e dokumentarit të titulluar ‘Siempre positivi’, i cili do të shërbejë për të mbështetur kërkimin mbi onkologjinë dhe që do të shfaqet sot premierë.

"Unë kam jetuar me sëmundjen për pak më shumë se tre vjet, me rrezatim, injeksione hormonale, operacione, kataterë dhe qese me urinë. Kupa e fundit botërore? Mendoj se e kam arritur edhe më mirë, sepse isha si pacient me kancer, por edhe si trajner... Ju po kërkoni një gol, janë të dyja."

Si ka ndryshuar kanceri mënyrën se si e shikoni jetën?
“Jo shumë, të them të drejtën. Unë vij nga një familje në të cilën jemi nëntë vëllezër e motra, jam më i vogli. Babai më vdiq kur isha 11 vjeç, ai ishte 53. Gruaja ime e parë, megjithatë, vdiq në moshën 39 vjeç. Të gjithë vëllezërit e mi vdiqën shumë shpejt, prandaj e di që vdekja është pjesë e jetës dhe ju mund të përballeni me të, por më mirë përpiquni të bëni diçka. Çdo qenie njerëzore reagon ndryshe."

Çfarë do t'u thoshit njerëzve që marrin lajmin se kanë kancer?
"Mund të them vetëm se duhet të jesh vetvetja. Është pjesë e jetës që do të vdesësh. Nuk është një proces i bukur, por unë jam ende këtu dhe jam më mirë tani se sa isha disa vite më parë. Prandaj, ka gjithmonë shpresë dhe më shumë unë mund të bëj gjërat që kam bërë gjithmonë, madje edhe të stërvitem, mund ta bësh kur ke një mentalitet të fortë është e lidhur drejtpërdrejt me trupin”.

A do ta shohim sërish në stol?
"Ju nuk e dini kurrë, unë jam gjithmonë pozitiv!".

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll