Sport

VIDEO / Nuk mjafton as perla e Shaqirit për t’i dhënë fitoren Zvicrës!

Ndeshjen e fundit do ta luaj me Gjermaninë kryesuese të Grupit dhe skuadra që ka siguruar tashmë kualifikimin.

19 Qershor 2024, 23:02 Nga DOSJA
VIDEO / Nuk mjafton as perla e Shaqirit për t’i dhënë

GJERMANI - Skocia dhe Zvicra nuk shkuan përtej barazimit në ndeshjet e dyta të Grupit atë Kampionatit Europian Euro 2024. Ndeshja që u zhvilluar në Këln përfundoi me shifrat 1-1.

Skuadra nga Britania e Madhe kaloi e para në avantazh  që në minutën e 13-të, një ndryshim i rezultatit që u duk si rrufe në qiell të hapur për helvetët. Aksioni u nis në fillim nga Robertson dhe më pas goditja e fundit erdhi nga McTominay, por që edhe pas asaj goditjeje nëse nuk do të ishte devijimi i zviceranit  Schar, vështië se do të kalonte  portierin Sommer.

Goli i barazimit erdhi në minutën e 26-të me Shaqirin që shpalosi një talentin e tij me një gol spektakolarë, pas asistit që mori nga Ralston, për të dërguar topin në këndin e sipërm aty ku portiere skocez nuk mundte ta arrinte. Një gol spektakolarë ky siç na ka mësuar gjithmonë shqiptari i përfaqësueses të Zvicrës Xherdan Shaqiri.

Një pike që komplikon situatën për skuadrën zvicerane e cila pas fitore në ndeshjen e parë përballë Hungarisë mbetet mekëtë barazim në kuotën e katërt pikëve, ndërkohë që ndeshjen e fundit do ta luaj me Gjermaninë kryesuese të Grupit dhe skuadra që ka siguruar tashmë kualifikimin.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll