Sport

Steve Clarke pas barazimit ndaj Zvicrës: “Kjo që pamë është Skocia e vërtetë”...

Pas barazimit të arritur ndaj Zvicrës (1-1), mbrëmjen e kësaj të mërkure, në Këln, trajneri skocez Steve Clarke ishte i kënaqur me fytyrën e shfaqur nga përzgjedhja e tij, e cila ende mund të shpresojë për t'u kualifikuar në fazën e 16-të.

20 Qershor 2024, 08:00 Nga DOSJA
Steve Clarke pas barazimit ndaj Zvicrës: “Kjo që pamë

GJERMANI - Pas ‘shuplakës’ që mori nga Gjermania gjatë ndeshjes hapëse të premten e kaluar (1-5), skocezët ngritën kokën mbrëmjen e kësaj të mërkure, duke fituar një barazim ndaj Zvicrës në Këln (1-1).

Steve Clarke, trajneri i skocezëve, tregoi kënaqësinë e tij në një konferencë për shtyp: “Ne pamë Skocinë e vërtetë, i hoqëm të gjitha ndalesat ndaj një kundërshtari shumë të mirë. U kthyem në nivelin që treguam gjatë kualifikimeve. Ne dinim të ishim agresivë, duke krijuar mundësi”.

Pika e zezë e mbrëmjes, mbrojtësi i tij Kieran Tierney, u largua i dëmtuar në minutën e 61-të. “Ai nuk do të luajë ndeshjen e radhës (kundër Hungarisë të dielën)”, sqaroi Clarke, i cili vuri në pah edhe paraqitjet e dy lojtarëve të tij: mesfushorit Billy Gilmour (që nuk startoi kundër Gjermanisë) dhe portierit Angus Gunn.

Ai gjykoi se i pari ka qenë shumë i mirë: “Ka qenë gjithmonë qëllimi im, që ta aktivizoja në ndeshjen tonë të dytë... Ai ishte në fund të ndeshjes, por kjo ishte normale”. Sa i përket të dytit, Clarke gjykon "se ai bëri atë që ne presim nga një portier: ai i priti të gjitha topat kur duhej, ai e shpëtoi ekipin tonë".

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll